UniTirMaster.com është një faqe informative e vetë financuar e cila mundëson informimin e studentëve.
Duhet të kuptohet drejt që ndryshimet nuk vijnë me dëshirën e pak personave ashtu siç thotë edhe populli jonë që nuk vjen pranvera me një lule prandaj do të dëshiroja që edhe ju ta përkrahni këtë si projekt.
Duhet të kuptohet diçka që është shumë e rëndësishme, sa më shumë e përkrahni ju këtë projekt aq më shumë përfitoni prej tij.
Pjesa e parë e projektit:
Informimi i notave të studentëve online.
Aktualisht ky projetk fillon që nga dëshira e fakulteti për ti publikuar deri në 500 Euro në një projekt gjigand.
Them 0 Euro sepse edhe që tani nëse fakulteti mjafton të kërkoj këtë gje vetëm me kopjim dhe ngjitje(copy paste) nga çdo lloj programi dhe i bënë publike.
Dhe shëmbulli më i mirë për informimin e shoqërisë me anë të internetit është edhe vetë ministri.
===================================
REPUBLIKA E SHQIPERISE
MINISTRI I FINANCAVE
Nr 4292 Prot. Tirane, me 15.06.2006
________________________________________________________________________
LENDA: PER SHPALLJEN E STANDARTEVE KONTABEL
KOMBETARE DHE ZBATIMIN E DETYRUESHEM TE TYRE.
Ne mbeshtetje te nenit 4 te Ligjit nr. 9228 date 29.04.2004 “Per Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare” te ndryshuar, me propozim te Keshillit Kombetar te Kontabilitetit,
URDHEROJ :
1. Shpalljen e 14 Standardeve Kontabel Kombetare perfundimtare, sipas materialeve perkatese ngjitur.
2. Standardet kontabel kombetare behen te detyrueshme per zbatim ne daten 1 Janar 2008.
3. Deri ne daten e zbatimit, me perdoruesit e tyre te organizohen seminare dhe trajnime ne nivel kombetar dhe lokal.
4. Standardet kontabel kombetare te publikohen ne faqen e Internetit te Ministrise se Financave.
Shpallja e standardeve kontabel kombetare hyn ne fuqi me botimin e tyre ne Fletoren Zyrtare.
Ridvan BODE
================================================================
E dyta dhe më e mira është që me një sistem me fjalëkalime ku secili student mund të informohet për notat e tij dhe të klasës së tij. Të shikoj mungesat dhe mësuesi të lëj mesazh për të gjithë klasën.
Projekti i dytë:
Është vënë re mungesa e informacionit në mas. Për çdo informacion urgjent vetëm me një abonim prej 1000 Lekësh mund të informohen ne çast studentët për gjëra që i kushtojnë kohë edhe para siç është anullimi i mësimit. Informimi behet brenda 10-30 minutash me sms. Vetem nje here informim ju kushton një vajtje ardhje nga qyteti juaj.
Projekti i tretë:
Informimi paraprak për leksionet dhe shënimet gjatë mësimit bashkë me ushtrimet dhe zgjidhjet e tyre.
Kjo rrit edukimin e studentave të masterit dhe ju jep shumë lehtësira për të mësuar sa më mirë lëndët e caktuara. Kjo kërkon vetëm dëshirën e petagogëve dhe të studentëve.
Projekti i katërt:
Publikimi i detyrave të kursit, projekteve dhe miniprojekteve të sistemuar në një bazë të dhënash.
Perfundim:
Nuk e di si ju duken projektet ketu, nuk e di sa jeni mesuar te dhuroni qe te behen projekte qe te perfitojne te gjithe por e rendesishme eshte qe nese keni ndonje mendim apo diçka për të komentuar jeni të mikpritur.
Ju faleminderit!
